Prishtinë, më 1 nëntor 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga kryeimami Vedat ef. Sahiti, drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Veprimtari Botuese, Ramadan ef. Shkodra dhe nga drejtori i Drejtorisë për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, kanë pritur sot në takim profesorin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Fahredin ef. Ebibin, i cili shoqërohej nga drejtori i Informacionit dhe Publikimeve në Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, Fidush ef. Ibrahimi dhe nga drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor në BFI, Fejzulla ef. Sadiki.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat dhe peripecitë me të cilat ballafaqohen këto dy institucione, si dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë këto dyja, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut. Që të dyja palët u dakorduan që një bashkëpunim i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mirën e besimtarëve të të dyja vendeve.

Mysafirët nga BFI e RMV-së shfrytëzuan rastin që të urojnë rizgjedhjen e Myftiut Tërnava edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e tij në udhëheqjen e deritanishme të këtij institucioni. Ata uruan që të vazhdohet edhe më tej ky kontribut, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…