Prishtinë, më 1 nëntor 2023

Me ftesë të kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Sakarias, z. Ekrem Yüce, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po merr pjesë në programin “Takimi Ndërkombëtar Ballkanik në Sakaria”, në të cilin po marrin pjesë liderë fetarë, deputetë, kryetarë të komunave dhe personalitete nga vendet e Ballkanit dhe Turqia.

Ky program po mbahet në qytetin e Sakarias së Turqisë, në të cilin jetojnë edhe një numër i madh i shqiptarëve, të cilët kanë emigruar në Turqi nga dhuna dhe presioni sllav.

Në fjalën e tij, në hapje të programit, ndër të tjera Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi shtetin e Turqisë dhe popullin vëlla turk për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë për popullin e Kosovës në periudha të ndryshme, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që kanë pasur për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…