Prishtinë, 12 prill 2017
Gratë e komunitetit fetar nga Bashkësia Islame e Kosovës, përfaqësueset e Kishës Katolike, Bashkësisë Hebraike dhe zyrtarëve komunal vizituan qytezën e lashtë të Janjevës, e cila njihet për llojllojshmërinë e saj etnike, fetare dhe kulturore. Ato fillimisht vizituanxhaminë e vjetër të Janjevës, ku u pritën nga kryetari i KBI-së në Lipjan Xhevdet ef. Bytyqi, i cili i njohu me historikun e xhamisë “Murat Beu”, e cila u restaurua rishtas dhe u përurua vitin e kaluar. Ai në fund iu përgjigj edhe pyetjeve të pranishmeve. Në kuadër të aktivitetit të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë, përveç xhamisë gratë përfaqësuese të Departamentit të Gruas së Bashkësisë Islame vizituan edhe Kishën Katolike të Janjevës. Aktiviteti kishte për qëllim t’i bashkojë gratë përfaqësuese të komuniteteve të ndryshme fetare, zyrtarët komunal, si dhe ata për barazi gjinore, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe përfaqësueset e grupeve të ndryshme për të diskutuar rëndësinë e mbështetjes së komuniteteve lokale. Me këtë rast, 23 pjesëmarrësit patën rastin t’i bëjnë pyetje njëra-tjetrës për dallimet dhe ngjashmëritë mes feve të ndryshme, festat dhe ritet fetare, si dhe interpretimin e librave të shenjtë. Për shumicën e grave ishte hera e parë që vizitojnë xhaminë apo kishën në Janjevë, prandaj edhe sugjeruan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen edhe në regjionet tjera të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…