Telegramngushëllimi

Prishtinë, 12 shkurt 2011

 

 

Të dashur e të respektuar qytetarë të Restelicës!

 

E nderuara familja Reka!

 

  TELEGRAMNGUSHËLLIMI

 

Me dhembje mësuam lajmin për fatkeqësinë që dje përfshiu fshatin tuaj, më ç’rast nga rrëshqitja e ortekut të borës humbën jetën 9 pjesëtarë tuaj.

 

 

Humbja e të dashurve tuaj është e dhimbshme dhe e rëndë, jo vetëm për ju, por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Duke e ndarë dhembjen me ju , në emrin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në emrin tim dhe në emrin e gjithë besimtarëve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, duke lutur Zotin që juve t’ju jap sabër e gajret në përballim e kësaj fatkeqësie dhe të këtij kaderi, ndërsa atyre që pësuan lëndime ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

 

Të dashur qytetarë të Restelicës!

 

Bashkësia Islame e Kosovës dhe të gjitha institucionet e saj, me gjithë potencialin që kanë, do të jenë përkrah jush në përballimin e kësaj tragjedie.

 

Edhe njëherë lus Zotin që juve t’ju jap forcë e kurajo në tejkalimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi” (Kuran)

 

Me dhembje,

 

Mr. Naim Tërnava

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…