Prishtinë, 6 mars 2017
Është mbajtur mbledhja e rregullt e anëtarëve të Redaksisë së revistës Dituria Islame në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Mbledhjen e hapi kryeredaktori dr. Ajni Sinani i cili pasi iu dëshiroi mirëseardhje anëtarëve të redaksisë shprehu falënderimet dhe konsideratat e tij për punën dhe angazhimin që janë duke dhënë anëtarët e redaksisë në mënyrë që kjo revistë të dalë sa më mirë dhe të jetë sa më cilësore e atraktive në përçarjen e mesazhit të Islamit dhe mësimet e drejta dhe paqësore të fesë sonë. Më pas u shtrua për diskutim dy numrat e revistës Dituria islame, gjegjësisht numrat 314 dhe 315 ku anëtarët e redaksisë analizuan dhe vlerësuan artikujt e botuar në këto dy numra.
-
-
Hapet biblioteka e Xhamisë në Janjevë me librat e Mulla Irfan ef. Bikliqit
Prishtinë, më 30 shtator 2023 Në ambientet e Xhamisë në Janjevë edhe zyrtarisht u bë hapja… -
UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T…
Shfaq më shumë në Lajme