Prishtinë, 15 mars 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, në të cilin u ekzekutuan 49 besimtarë myslimanë dhe u plagosën 48 të tjerë, që ishin duke falur namazin e xhumasë.
Dënojmë fuqishëm këtë sulm terrorist të kryer me gjakftohësi e paramendim ndaj besimtarëve të pafajshëm, të cilët në momentin e krimit ishin duke iu lutur Krijuesit të Gjithësisë.
Ekzekutimi i njerëzve që i përkasin një besimi apo një etnie tjetër, parqet një akt terrorist kundër njerëzimit, vlerave humane dhe atyre hyjnore. Tashmë terrorizmi është një nga sfidat kryesore të botës moderne, ndaj të cilit bota e lirë duhet të jetë unike dhe e pakompromis në luftën kundër kësaj të keqeje që ka marrë përmasa globale.
Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës bashkëndien dhembjen me familjarët e viktimave të cilave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.
Lusim Zotin që viktimat e këtij akti terrorist t’i mëshiroj, ndërsa aktet të tilla të dhunës e terrorit të mos përsëriten askund në botë.

  • Konkurs

    Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…
  • Tender

    Prishtinë, 26 shtator 2024  Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&n…
  • Konkurs

    Datë: 26 shtator 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, shpallë:KONKURSPër plotës…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 2 tetor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, shpallë:KONKURSPër plotësimin…