Prishtinë, 19 maj 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, mori pjesë në hapjen e Samitit të Parë me temë “Përballjet e qytetërimeve”, që u mbajt në Prishtinë, nga data 19 deri 23 maj 2016. Në këtë samit të pranishëm ishin rreth 300 të ftuar, të cilët vinin kryesisht nga biznese e shoqata të ndryshme nga qyteti i Konya-s së Turqisë, dhe po ashtu përfaqësues nga gjithë shtetet ballkanike, duke përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, si dhe disa organizata nga Kosova.

Në fjalën e tij myftiu Tërnava ka shprehur konsideratën e tij të thellë për Zyrën e kryeministrit turk, i cili vendosi që këtë vit ky samit të organizohet në Kosovë, si dhe u shpreh i bindur se kjo temë e këtij samiti më së miri i përgjigjet Kosovës, ngase si vendbanim i hershëm edhe praktikisht Kosova është vendtakim i qytetërimeve dhe që kultivon qytetërimet, si dhe është vend ku harmonia, dialogu e mirëkuptimi shprehen e kaliten te çdo qytetar.

“Qytetërimi për një popull është vlerë sublime përmes së cilës ai popull shpreh arritjen në rrafshin kulturor, arsimor e zhvillimor. Në vendin tonë, si edhe në pjesë tjera të Ballkanit, ka gërshetim të kulturave dhe qytetërimeve ashtu siç ka edhe gërshetim të besimeve. Prandaj, është me rëndësi të potencojmë faktin se qytetërimi duhet të shërbejë për njohjen e vlerave dhe të arriturat e brezit të mëhershëm, si dhe për ta njohur nga afër njëri-tjetrin. Një rol të rëndësishëm në kultivimin e qytetërimeve botërore kanë fetë, të cilat i dhanë shtytje kulturës dhe qytetërimit në çdo segment të jetës, duke u nisur që nga edukimi dhe fisnikërimi i njerëzimit, pastaj në rrafshin shpirtëror dhe etik, e sidomos në rrafshin e kulturës material, që është dëshmia më e mirë për shkallën e qytetërimit të një epoke dhe të një rendi shoqëror të një populli në rrethana të caktuara. Feja islame botës dhe njerëzimit i ka dhënë kontribute të çmuara në qytetërim, kontribute që janë përcaktues dhe me shumë rëndësi për shkencën, artin kulturën dhe rendet shoqërore”, tha ndër të tjera myftiu Tërnava, duke falënderuar edhe Organizatën shtetërore TIKA, për restaurimin dhe ruajtjen e objekteve të vjetra, por edhe Drejtorinë e Vakëfeve, dhe po ashtu edhe DIJANET-in e Turqisë, në veçanti kryetarin e këtij institucioni, Dr. Mehmet Gormez, që në vazhdimësi janë në krah të BIK-ut.

Myftiu Tërnava po ashtu i falënderoi edhe për qëndrimin që ka pasur Turqia gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Tërë ky organizim është bërë i mundur nga YTB (Diaspora Turke), kryetar i së cilës është z. Kudret Bülbül, dhe Forumi i Shoqatave të Konya-s, me kryetar z. Muhsin Görgülügil.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…