Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, gjatë vitit 2022, ka realizuar një sërë projektesh bamirëse humanitare.

Përkundër sfidave të ndryshme, kjo shoqatë ka realizuar aksione të ndryshme, siç janë ndihmesa me pako ushqimore dhe higjienike, ndihmat në veshmbathje, ndërtimi i shtëpive, hapja e puseve të ndryshme, ndihma me dru dhe stufa etj.

Si projekt kryesor të vitit, shoqata “Bereqeti” e cilëson “Masën 3.4. të Qeverisë së Kosovës”, nga e cila shoqata “Bereqeti” përfitoi 7900 pako ushqimore dhe higjienike.

Shoqata “Bereqeti” falënderon të gjithë donatorët dhe të gjitha organizatat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, që ishin së bashku me të përgjatë vitit 2022, si dhe shpreson që një bashkëpunim i tillë të mbretërojë edhe gjatë viteve të ardhshme.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…