Prishtinë, 14 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim profesorin Ismajl Ahmeti.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje profesorit, e më pas e njohu edhe me angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ndërkaq, profesori Ahmeti e falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen, si dhe e uroi atë për mandatin e ri në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.