Prishtinë, 13 nëntor 2018
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës nëpërmjet shoqatës së saj bamirëse “Bereqeti” ka shpërndarë 300 çanta dhe materialeve shkollore për fëmijët e shkollave fillore të Podujevës.
Realizimi i këtij projekti erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Qeverisë së Dubait, respektivisht Organizatës për Humanitet dhe Bamirësi “Muhamed bin Rashid al Maktum”, me qëllimin e vetëm që edhe fëmijët e këtyre zonave ta ndiejnë veten të inkurajuar për mësim.
Drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj tha se fillimisht falënderon drejtoritë e arsimit nëpër komuna, të cilat po na përkrahin në këtë aksion. “Kemi vendosur që këtë donacion ta shpërndajmë në tërë territorin e Kosovës, në afro 100 fshatra të thella të Kosovës, më konkretisht në tetë komuna, kryesisht në zonat rurale, me qëllimin e vetëm që këta fëmijë ta ndiejnë vetën të inkurajuar për mësim. Është obligim yni fetar dhe kombëtar që të gjithë të kontribuojmë në fushë të arsimit, ngase dihet fare mirë se këto fshatra shumë pak vizitohen nga shoqatat humanitare, ndaj për këtë kemi vendosur që këto ndihma t’i dedikojmë në këto fshatra”, tha mes tjerash drejtori Flugaj.
Fëmijët të cilët përfituan këto dhurata u shprehën mjaft të gëzuar dhe të lumtur.

Ditëve në vijim kjo shoqatë do të shpërndajë çanta me materiale shkollore, kryesisht lapsa, goma, fletore, ngjyra etj.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…