Myftiu Tërnava priti princin Charls në xhaminë e Sinan Pashasë

Prishtinë, 19 mars 2016
Sot, më 19 mars, në qytetin e bukur të Prizrenit, në xhaminë “Sinan Pasha”, myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti princin Charls, i cili në vendin tonë po qëndron për një vizitë dyditore.

Myftiu Tërnava falënderoi princin Charls për vizitën e tij në Kosovë, e në veçanti për ndihmën që qeveria dhe populli i tij ia ka ofruar Kosovës në ditët më të vështira, për çka Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse.
“Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe kultivimin tolerancës ndërfetare me gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe kështu do vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi myftiu Tërnava.
Me këtë rast myftiu Tërnava i dhuroi princit Charls librin mbi rrënimin e xhamive të Kosovës gjatë luftës 98/99.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…