Prishtinë, 29 maj 2014
Princin Gazi bin Muhammad i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, pas ligjëratës që mbajti sot në Prishtinë për Dashurinë në Kuran, takoi bashkërisht prijësit fetar të Kosovës , Myftiun, Mr. Naim Tërnava dhe Ipeshkvin, Dodë Gjergji.
Myftiu Tërnava e Ipeshkvi Gjergji falënderuan Princin për vizitën në Kosovë, e posaçërisht për ligjëratën e mbajtur në të cilën ai përcolli mesazhe paqeje dashuri e mirëkuptimi.
Prijësit fetarë të Kosovës edhe më këtë rast falënderuan Mbretërinë dhe popullin e Jordanisë për përkrahjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Myftiu Tërnava dhe Ipeshkvi Gjergji, i thanë princit jordanez se populli shqiptar njihet historikisht për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimin ndërfetarë.
Princi jordanez, Gazi bin Muhammad, dha një pasqyrë të shkurt për traditën e rregullimit të raporteve të komuniteteve fetare në Mbretërinë e Jordanisë.