Prijësit fetarë të Kosovës takuan krerët e UÇK-së

Prishtinë, më 10 shtator 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji, janë takuar sot me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Pas takimit, Myftiu Tërnava u shpreh se vizita e sotme së bashku me ipeshkvin Gjergji ishte tejet domethënëse dhe në kohën e duhur. “Ata na falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe u shprehën të bindur në pastërtinë e tyre dhe të luftës së tyre. Ne patëm rastin që të bisedojmë me të gjithë për shumë gjëra, për çka besoj se kjo vizitë edhe ia ka arritur qëllimin e saj. Të gjithë ishin mirë me shëndet, me moral të lartë dhe të bindur në kauzën e tyre të drejtë” – u shpreh ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Në fund, Myftiu Tërnava shprehu bindjen e tij dhe shpresën që së shpejti krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjen e tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Qendra Islame nga Londra

Prishtinë, më 22 shtator 2022 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…