Prestreshi

Të mërkurën më 22 shkurt, në dhjetëvjetorin e vdekjes së Myderrizit Sadridt efendi Prestreshit, në Prishtinë, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në kujtim të jetës dhe veprës së tij, u mbajtën një sërë aktivitetesh.
Paradite, në selinë e Kryesisë së BIK-së, u mbajt sesioni shkencor “Myderriz Sadri efendi Prestreshi, jeta dhe vepra (1917-2002)”.{jathumbnail}

Në hapje të sesionit qenë të pranishëm personalitete të njohura nga fusha e shkencës, kulturës dhe fesë, pastaj bashkëpunëtorë dh ish-nxënës të Myderriz Sadri efendiut. Sesioni u hap  me një ashere nga Kurani të lexuar nga Vedat Sahiti, pas së cilës të pranishmeve iu drejtuar Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i cili pasi përshëndeti këtë sesion, përveç të tjerash tha: “Myderriz Sadri ef. Prestreshi është vazhdimësi e hoxhallarëve dhe e ulemave që u angazhuan, sakrifikuan, luftuan e një pjesë e tyre ranë edhe shehidë-dëshmorë për lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Nderi për mua është edhe më i madh dhe njëkohësisht jam edhe i emocionuar që po më jepet rasti edhe në këtë mënyrë për t’i thënë disa fjalë për Sadri efendiun…”

Ndërsa duke folur për rëndësinë e ndriçimit të së kaluarës sonë, Myftiu Tërnava ndër të tjerat veçoi: “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me këtë nuk synon glorifikimin dhe zmadhimin e figurave të kulturës sonë islame-shqiptare; ajo nuk synon as anatemimin dhe anashkalimin e të tjerëve, por synon, – dhe kësaj do t’i mbetet besnik, – paraqitjen dhe njohjen e atyre figurave ashtu siç kanë qenë në të vërtetë. Ne do t’u jemi gjithmonë mirënjohës e falënderues brezave të kaluar për vlerat e çmuara që kanë ditur t’i ruajnë, t’i kultivojnë dhe t’i përcjellin deri tek ne.
Ne u jemi njëkohësisht edhe borxhli paraardhësve tanë, prandaj organizimi i sesioneve për ndriçimin e jetës dhe veprës së tyre, le të konsiderohet si një shlyerje e borxhit për ta”.
Pas fjalës së Myftiut, 17 studiues nga Kosova e Maqedonia paraqiten kumtesat e tyre për jetën, personalitetin, kontributin e myderriz Sadri efendiut në NDSH, pastaj kontributin e tij si mësues në shkollën shqipe, kontributin e tij si imam, hatib e vaiz, si dhe kontributin e tij si myderriz në Medrese.
Sesioni i zhvilloi punime në dy seanca. Në seancën e parë referuan: Prof. dr. Ruzhdi Pllana, “Te dhëna për jetëshkrimin e myderriz Sadri ef. Prestreshit dhe për familjen e tij”, Mr. Sadik Mehmeti, “Sadri ef. Prestreshi nxënës në medresenë “Pirinazir” në Prishtinë”, Dr. Qazim Qazimi,”Sadri efendi Prestreshi myderriz dhe pedagog në Medresenë “Alaudin””, Prof. Dr. Muhamet Pirraku,”Kontributi i Mulla Sadri Prestreshit në NDSH”,  Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, “Kontributi atdhetar i Mulla Sadri Prestreshit”, Ramadan Shkodra,”Prania e imamëve dhe hoxhallarëve në NDSH”,  Dr. Fahrush Rexhepi,    Mulla Sadri Prestreshi – (Gjithnjë në shërbim të fesë dhe atdheut)”, MA. Nuridin Ahmeti,    “Gjurmëve të veprimtarisë arsimore në gjuhën shqipe të Sadri ef. Prestreshit”,  Akad. Feti Mehdiu, “Këmbëngulësia e mulla Sadri ef Prestreshit në mbrojtjen e traditës islame (me shembuj teorikë dhe praktikë”)
Ndërsa në seancën e dytë referuan:  Mr. Qemalj Morina, “Kontributi i Sadri ef. Prestreshit në  edukimit e brezit të ri”,  Sabri Bajgora, “Myderriz Sadri ef. Prestreshi imam, mualim e misionar i devotshëm”,  Resul Rexhepi, “Sadri ef. Prestreshi  dhe dispensa e tij e Ahlakut”, Kasim Gërguri, “Vështrim dispensës së Ahlakut II të mulla Sadri Pretstreshit”, Isa Bajçinca, “Analizë gjuhësore dispensave të Sadri ef. Prestreshit”, Reshat Mexhidi “Sadri ef. Prestreshi  – hoxha që qëndisi fjalët me vepra”,  Shaqir Fetahu, “Pesë vite nxënës të H. Sadri ef. Prestreshit” dhe  Ahmet Sadriu, Sadri ef. Prestreshi, model i myderrizit të përkushtuar.
 Pas kumtesave, pati edhe diskutime të frytshme që vlerësuan lartë figurën dhe personalitetin e Sadri efendiut, këtu duhet veçuar diskutimin e Prof. Dr. Ejup Sahitit, Hajrullah ef. Hoxhës, Idriz Xhigolli etj.
Ndërkaq Akad. Feti Mehdiu në fjalën përmbyllëse tha se “sesioni i sotëm solli të dhëna të reja për jetën dhe veprimtarinë e Sadri Prestreshit.  Nga të dhënat që dolën sot nga sesioni mund të konstatojmë që kemi shumë punë për të bërë”.
Akademi në Medrese
Ndërsa, në mbrëmje në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, u mbajt Akademi përkujtimore, kushtuar këtij personalitet. Fillimisht, akademinë e përshëndeti myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, e më pastaj edhe drejtori i medresesë, Bahri Simnica dhe përfaqësuesi i familjes Prestreshi – i biri i Sadri efendiut, Idriz Prestreshi.
Pas fjalëve përshëndetëse, për të pranishmit, u shfaq dokumentari “”Shpresimi i NDSH-së –  Sadri ef. Prestreshi. Ky dokumentar, do të transmetohet edhe RTK.
 Në kuadër të këtyre aktiviteteve,  myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në mesditë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe nga familjarët e Sadri efendiut, bëri zbulimin e Pllakës në Xhaminë e Sofalisë në Prishtinë, e cila mban emrin “Myderriz Sadri efendi Prestreshi”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…