Prishtinë, 9 qershor 2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kanë shtruar iftar për Myftiun e Kosovës Naim Tërnava dhe për Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se muaji i Ramazanit është muaj sprove për besimtarët e devotshëm dhe agjërimi e rrit solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. “Përgjatë këtij muaji mbretëron paqja fizike dhe shpirtërore, rritet harmonia midis mendjes dhe zemrës.

Në këtë muaj mbretëron paqja mbi konfliktet.E mira mbi të keqen.

Agjërimi është moment i rritjes së solidaritetit brenda familjes së besimtarëve”- tha presidenti Thaçi.

Ndërsa kryeministi Haradinaj theksoi se muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve. “Durimi dhe fuqia shpirtërore, që e karakterizojnë agjërimin, të na motivojnë për të qenë të bashkuar në rrugën tonë, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë që të kalojmë sfidat që na dalin përpara”- tha kryeministri Haradinaj.

Në fund, Myftiu Tërnava falënderoi për këtë iftar dhe shprehu bindjen se BIRK-u gjithmonë ka dhënë kontributin e tij për një Kosovë të lirë dhe prosperuese dhe po ashtu angazhohet që Kosova të jetë një vend i qetë, ku besimet fetare të jetojnë në harmoni dhe tolerancë të plotë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…