STRUKTURA E KËSHILLIT TË BI NË PRESHEVË TË MOS BIE PRE E VEPRIMEVE ANTIKUSHTETUESE TË FIKRET LIMANIT
Prishtinë, 28 prill 2016
Zgjedhjet e thirrura për ditën e nesërme në Këshillin e Bashkësisë Islame të Preshevës, nga ish-kryetari i Këshillit,  Fikret Limanit, janë ilegale, antikushtetuese, dhe si të tilla të papranueshme për Bashkësinë Islame të Kosovës e rrjedhimisht edhe për Këshillin e BI, imamët dhe besimtarët e Preshevës me rrethinë.

Me këtë rast njoftojmë gjithë strukturën e Këshillit të BI në Preshevë që mos të bie pre e veprimeve antikushtetuese të Fikret Limanit të cilit që sa kohë i ka përfunduar mandati  dhe nuk përfaqëson askënd, e më së paku imamët dhe besimtarët e Preshevës.
Shpallja e zgjedhjeve  është kategori kushtuese e Kryesisë së Bashkësisë Islame te Kosovës, andaj,  për të sqaruar opinionin  e gjerë Kryesia e BIK me kohë i pati shpallë zgjedhjet edhe për Këshillin e BI në Preshevë, por mbajtjen e tyre e pengoj pikërisht, z. Fikret Limani me një grup të vogël, duke spekuluar e manipuluar për gjoja një organizim tjetër  në Luginë.
Sot,  i bëjmë me dije Fikretit dhe të gjitha bashkëmendimtarëve të tij se Këshilli i BI në Preshevë është pjesë integrale dhe e pandashme e sistemit organizativ të Bashkësisë Islame të Kosovës  dhe çdo tentim për gjoja organizim tjetër do të përfundojë para se të lindë, siç është dëshmuar  disa herë në ato hapësira.
Përtej çdo interesi klanor, ambicie personale e interesi material është përcaktimi i paluhatshëm  i popullatës së Preshevës që të jetë bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës, ky përcaktim është interes kombëtar, fetar e institucional.
Kryesia e BIK-ut së shpejti do të marrë vendimet e nevojshme për KBI në  Preshevë, dhe do të caktojë edhe datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe funksionalizim e Këshillit i cili që disa kohë është jo funksional.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…