Përllogaritja e Zekatit (Zeqatit) në ari, në vlera monetare, në mallin e tregtisë, në bagëti dhe në të mbjellat
Zekati në ar, agjend dhe në të holla (valuta bashkëkohore)
Zekati në ar është 91 gram. Personi që posedon 91 gram ari duhet dhënë 2.5% të arit apo kundërvlerën e tij.
Ilustrim: Vlera e një gram ari 24 karat është 56,1 €, kur arrin kuotën në 91 gram, kap vlerën e 5105 eurove, atëherë nga kjo shumë e përgjithshme nxjerret zekati 2.5%, që i bie të jetë: 127.62 euro.
Zekati në argjend është 700 gram. Mund të jepet 2.5% gram argjend apo kundërvlerën e tij.
Zekati në vlera monetare
Edhe për valuta monetare për bazë merret ari, konkretisht çmimi i arit sipas berzës botërore.
Le ta ilustrojmë me një shembull: Nëse personi gjatë një viti supozojmë të ketë pasur 5105 euro, ai nga ajo shumë duhet dhënë zekat 2.5%, gjegjësisht 127.62 euro.
Zekati në mallin e tregtisë
Ky lloj i pasurisë, përfshin: mjetet, veglat, rrobat, orenditë e ndryshme, gjërat ushqimore, tokat, makinat, ndërtesat etj. Me fjalë tjera, gjithçka e nxjerrë për shitje, qoftë e vogël apo e madhe, që konsiderohet prej pasurisë së tundshme apo të patundshme, që është ekspozuar për shitje dhe blerje, me qëllim që të arrihet fitim, por me kusht që të kalon një vit. Vlerësimi bëhet në fund të vitit dhe nxirret prej tij 2.5%, nëse arrihet nisabi (kuota e përcaktuar).
Zekati në bagëti
1.Për dele, dhi e të ngjashme nëse janë më pak se 40 nuk ka zekat.
Nga 40-120 dele/dhi, jepet zekat një dele
Nga 121-200, jepen zekat dy dele.
Nga 201-300, jepen zekat tri dele
Nga 301-400, katër dele
Nga 401-500, pesë dele.
Shënim: Delja që jepet për zekat duhet të ketë mbushur një vit. Kur delet janë në numër të madh (mbi 200), në çdo 100 dele, jepet një dele zekat.
2.Për lopë, buall(ica) e të ngjashme nuk ka zekat nëse janë më pak se 30
Nga 30-39 lopë-buall, jepet zekat një viç që ka mbushur një vit
Nga 40-59 jepet zekat një viç që ka mbushur dy vite.
Nga 60-69, dy viça një vjeçar
Nga 70-79, një viç një vjeçar dhe një viç dy vjeçar.
Nga 80-89, dy viça që kanë mbushur dy vite.
Nga 90-99, tre viça që kanë mbushur nga një vit.
Shënim: Për çdo 30 krerë jepet nga një viç që ka mbushur një vit, apo në çdo 40 krerë nga një viç që ka mbushur dy vite!
Zekati për të mbjellat
Për të mbjellurat (si gruri, misri, tërshëra, thekra, elbi e të ngjashme) nëse arrijnë shumën prej 653 kg, atëherë sasia e zekatit prej tyre është 10% në rast se rendimentet e tilla janë ujitur nga shiu (ujitje natyrore), ndërsa në rast se ujiten artificialisht , atëherë sasia e zekatit të tyre është 5%.
Tabelë e llogartijeve: