Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim ef. Tërnava ka përcjellur sot delegacionin e lartë të Mbretërisë së Arabisë Saudite të udhëhequr nga ministri për çështje fetare, Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh.


Në këtë vizitë zyrtare në Kosovë, ministri për çështje fetare nga Mbretëria e Arabisë Saudite, u largua me një përshtypje tejet të mirë, me përkushtimin dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në përhapjen islamit mesatar dhe të moderuar si dhe në luftën ndaj çdo ekstremizëm dhe radikalizëm.


Ministri, Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, që nga e mërkura qëndroi në Kosovë, më që rast vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, Medresenë “Alauddin” dhe xhaminë e madhe në Prishtinë.
Së bashku kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.


Pjesë tejet e rëndësishme qëndrimit të ministrit nga Mbretëria e Arabisë Saudite në Kosovë ishte edhe takimi me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ai nga ky takim u shpreh tejet i lumtur me përkushtimin e udhëheqësve kosovarë ndaj qytetarëve të vendit.


Në ndërkohë që Mbretëria e Arabisë Saudite u falënderua jashtëzakonisht shumë për kontributin që kë dhanë për Kosovën dhe që po vazhdon ta bëjë edhe më tutje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…