Prishtinë, më 19 tetor 2024

Me leximin e kumtesave nga më shumë se tridhjetë referues, sot përmbylli punimet dy ditore Konferenca shkencore kushtuar ish-myftiut, prijësit, pedagogut e ambasadorit tonë të shquar, dr. Rexhep Bojës.

Akademikë, personalitet fetare dhe politike, përmes kumtesave të tyre, shpalosën sot jetën dhe veprimtarinë e ish-myftiut dr. Rexhep Boja në këndvështrime dhe dikastere të ndryshme.

Temat të cilat u trajtuan sot në këtë Konferencë ishin:
Ramadan Shkodra, “Rrugëtimi jetësor i Myftiut Rexhep Boja (prijës shpirtëror, vizionar e diplomat)”.
Sabri Bajgora, “Angazhimi i dr. Rexhep Bojës në avancimin e jetës fetare në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”.
Dr. Hysen Matoshi, “Simbioza fetare-atdhetare e dr. Rexhep Bojës”.
Dr. Agim Zogaj, “Vizioni politik dhe kombëtar i dr. Rexhep Bojës”.
Dr. Enver Hoxhaj, “Dr. Rexhep Boja – një shembull historik diplomatik në përfaqësimin e Kosovës në Lindje të Mesme”.
Dr. Sylë Ukshini, “Dr. Rexhep Boja – një model i liderizimit”.
Agim Çeku, “Profesor Rexhep Boja, dijetar, burrështetas, diplomat dhe personalitet me vetëdije të lartë kombëtare e fetare”.
Rexhep Elezaj, “Kontributi i dr. Rexhep Bojës në diplomacinë e Kosovës”.
Resul Rexhepi, “Kujtime për dr. Rexhep Bojën”.
Hfz. Arif ef. Emini, “Si e njoha dr. Rexhep Bojën”.
Ahmet Sadriu, “Dr. Rexhep Boja, model i prijësit shpirtëror”.
Dr. Ferid Agani, “Dr. Rexhep Boja – prijës fetar dhe burrështetas”.
Dr. Fahrush Rexhepi, “Marrëdhëniet e Bashkësisë Islame të Kosovës me institucionet shtetërore në kohën e dr. Rexhep Bojës”.
Zymer Salihu, “Roli i Myftiut të Kosovës, dr. Rexhep Boja në ngritjen e çështjes kombëtare në arenën ndërkombëtare”.
Elez Osmani, “Koegzistenca ndërfetare në mendimin dhe praktikën e dr. Rexhep Bojës”.
Besa Ismaili, “Kontributi i dr. Rexhep Bojës për harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare”.
Dr. Sadik Mehmeti, “Veprimtaria arsimore-pedagogjike e dr. Rexhep Bojës”.
Dr. Islam Hasani, “Dr. Rexhep Boja, iniciues e (dekan) udhëheqës i parë i FSI-së”.
Dr. Selim Bezeraj, “Bashkëpunimi i dr. Rexhep Bojës me Universitetin e Prishtinës”.
Selatin Novosella, “Intervista e veçantë e Adem Demaçit me Myftiun dr. Rexhep Boja”.
Blerim Musliu, “Dr. Rexhep Boja si imam në “Xhaminë e Kuqe” të Pejës”.
Dr. Rexhep Suma, “Qasja e dr. Rexhep Bojës gjatë ligjërimit në raport me masën”.
Muzaqete Kosumi, “Dr. Rexhep Boja dhe diskursi i tij fetar”.
Dr. Valmira Batatina, “Trashëgimia shkrimore e dr. Rexhep Bojës dhe ndikimi i saj në edukimin islam”.
Nexhmedin Ademi, “Kujdesi i dr. Rexhep Bojës për Luginën e Preshevës”.
Dr. Shkodran Imeraj, “Dr. Rexhep Boja në shtypin e viteve 90-ta në Kosovë”.
Besim Mehmeti, “Dr. Boja në mediat në gjuhën arabe dhe kontributi i tij për Kosovën”.
Dr. Besir Neziri, “Kontributi i dr. Rexhep Bojës në sensibilizimin e opinionit turk për Kosovën gjatë viteve të ‘90-ta, në shtypin turk”.
Dr. Selim Selimi, “Publikimet (shkrimet) në gazetat online (portalet) të Kosovës për dr. Rexhep Bojën”.
Dr. Azmir Jusufi, “Prania e Myftiut dr. Rexhep Boja në shtypin boshnjak”.
Dr. Hatixhe Ahmedi, “Mediat në gjuhën shqipe për kalimin e dr. Rexhep Bojës në botën tjetër”.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…