Prishtinë, më 22 nëntor 2022
Drejtoria e Financave të Bashkësisë Islame të Kosovës ka përfunduar dje ciklin e parë të trajnimeve për programin e ri me arkëtarët e administratës së BIK-ut. Ky trajnim u mbajt me qëllim të modernizimit të administratës së këshillave të BI-së dhe institucioneve të saj.
Ky trajnim ka zgjatur tri ditë dhe një i tillë do të mbahet edhe në muajin dhjetor.