Prishtinë, 30 mars 2013
Nga: Myftiu, Naim Tërnava
Për: Ipeshkvin, z. Dodë Gjergji
TELEGRAM URIMI
I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, sot me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe në emër të besimtarëve të besimit mysliman t’ju përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet dhe përgëzimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar suksese, mbarësi, shëndet e dashuri në jetë.
Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve!
Përmes jush, zotëri Ipeshkëv, shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të krishterë, që veprojnë në Kosovë.
Me nderime e respekt,
Myftiu i Kosovës
Naim Tërnava