Shoqata Kulturore Gruaja  në bashkëpunim  me Myftininë e Shkodrës organizuan  Program Kulturore të larmishëm “Karvani i Femrës Muslimane 2013”
ku pjesëmarrëse ishin përfaqësueset e grave nga Kosova , Maqedonia, Mali i Zi.
Programi u mbajt me datën 14.04.2013 në orën  11:00 në Sallën e Konferencave  pranë  Konviktit të djemve të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër.

Departamenti i gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës  ishte pjesëmarrës në këtë eveniment, me përfaqësueset e saj.
Teologe Ajnure Topojani prezantoi temën
“FAMILJA MUSLIMANE THEMELI I SHOQRISË SË SHËNDOSH”
Gjatë shtjellimi të temës ndër tjerash theksoi se:Familja sipas islamit, është institucion hyjnor, origjina e së cilës rrjedh që me krijimin e njeriut të parë Ademin a.s. dhe ka për qëllim që njeriut ti mundësoj veprime normale.Pra duhet pasur kujdes, ngase familja është instanca më besnike e vazhdimësisë së racës njerëzore deri në ditën e fundit të kësaj jete. Kështu, me anë të kësaj mënyre sigurohet lindja dhe pasardhës, me çka krijohet familja, me të cilën fillon krijimi i raporteve familjare.Prej familjes pra fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të tërë ndërtesës së shoqërisë njerëzore. Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja, themel i bashkësisë njerëzore.
Gjatë këtij takimi u shtjelluan edhe disa tema tjera nga përfaqësueset e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe u shfaq një program i pasur kulturor.
Qëllimi i këtij organizimi ishte sensibilizimi i opinionit mbarëshqiptar për vlerat që përcjell femra muslimane në ndërtimin e së ardhmes.
Ky aktivitet kulturor gjithëpërfshirës synon ndërtimin e urave lidhëse në mes femrave muslimane të mbarë trojeve shqiptare,por edhe me gjerë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti mori pjesë në organizimin për nder të Mevludit në Bujanoc

Prishtinë, më 15 shtator 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, …