Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, në mes të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Republikës së Turqisë – DIYANET, 30 imamë, po qëndrojnë për vizitë, në qytetin Bursa të Turqisë, që nga data 1 prill të këtij viti, gjegjësisht në Qendrën për Arsim dhe Edukim të qytetit të Bursës.

Qëllimi i kësaj vizite përkon me ngritjen dhe profesionalizimin e imamëve në fusha të ndryshme islame, që kanë të bëjnë pikërisht me natyrën e punës së një imami dhe me kualifikimin e tij, si:  Kur’an, tefsir, fikh, usuli fikh dhe metodologji e thirrjes në islam.
Trajnimi një mujor, parasheh dhe përfshin, përveç ligjëratave (nga studiues bashkëkohor islam turq), edhe vizita – vendeve me rëndësi të veçantë historike dhe atyre që konsiderohen trashëgimi kulturore, ekskursione, takime me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve publike dhe atyre fetare, etj.
Imamët, përfaqësues të  Këshillave vendor të BI, shprehen të kënaqur me mënyrën e trajtimit dhe trajnimit të tyre, duke deklaruar, se eksperiencat dhe përvojat që po përfitojnë në Turqi, janë më se të nevojshme që të jetësohen dhe praktikohen në të ardhmen gjatë rrugëtimit të tyre si thirrës islam pranë institucionit ku ata punojnë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…