Prishtinë, 13 qershor 2014
{jathumbnail}Kryetari i komunës së Osman Gazit nga Turqia, z. Mustafa Dundar i shoqëruar nga Kajmekami, asambleist dhe akademik vizitën e tyre në Kosovë e nisen me qëndrimin e tyre në selinë e BIK. ku u pritën nga sekretari i përgjithshëm, Resul efendi Rexhepi, i cili u dëshiroi mirë se ardhje në Kosovë dhe në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe i njohu mysafirët nga Turqia për zhvillimet, të arriturat dhe sfidat e BI në Kosovë.
Nga ana e tij kryetari Dundar falënderoi sekretarin e BIK për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore , dhe me këtë rast theksoi bashkëpunimin që kanë me disa komuna të Kosovës, duke potencuar që ky bashkëpunim po rritet dita – ditës.
“Miqësia mes dy vendeve dhe dy popujve është e hershme dhe besojmë se do ta fuqizojmë bashkëpunimin tone edhe më shumë” – tha, mes tjerash, sekretari Resul Rexhepi.