Prishtinë, 9 qershor 2021 

Nxënësit e tri paraleleve të klasave të pesta nga shkolla fillore “Astrit Bytyçi’ të Ferizajt vizituan xhaminë ‘El-Faruk’ në Ferizaj. Kjo vizitë u bë në kuadër të programeve shkollore për njohje me kulturën në mënyrë më praktike. Imami i kësaj xhamie, Naim ef. Rexhepi, ju dëshiroi mirëseardhje mësimdhënëseve dhe nxënëseve, pastaj ju foli atyre për rolin e fesë te shqiptarët dhe po ashtu për rilindësit tanë, të cilët njihen për përgatitjen dhe angazhimin e tyre prej fetarësh myslimanë me kontribut të jashtëzakonshëm në kauzën kombëtare shqiptare, siç ishin vëllezërit Frashëri, hoxhë Tahsini, Imer Prizrenin etj.

Po ashtu imami Rexhepi foli edhe për rolin qe kanë luajtur hoxhallarët ndër shekuj për ta ruajtur gjuhën dhe traditën tonë shqiptare, duke përmendur këtu rolin e hoxhallarëve që kontribuuan për çlirimin e trojeve shqiptare. Imami foli edhe për rolin e edukatës dhe atë se si feja urdhëron në përmasimin e marrëdhënieve ndër-njerëzore, se si duhet të kemi sjellje të mire në shtëpi, në shkollë, në rrugë e kudo që të jemi, duke i respektuar të gjithë njerëzit pa dallimi besimi, ngjyre e rase që kanë njerëzit.

Ne si besimtarë myslimanë që jemi mbi 95%, duhet t’i respektojmë besimet dhe kulturat e tjera se kështu na porosit feja islame, ngase ne jemi vëllezër për nga gjuha, gjaku, tradita dhe zakoni dhe këtë respekt duhet ruajtur siç e kanë ruajtur dhe mbjell stërgjyshërit tanë.

Imami foli po ashtu edhe për rëndësinë dhe rolin që ka xhamia me gjitha aktivitetet e saj. Imami ef. Rexhepi në fund i porositi me disa porosi nxënësit, duke i këshilluar ata që të mësojnë se vetëm duke mësuar fuqishëm mund të ecim e zhvillohemi si popull e si shtet. Ai porositi nxënësit të kenë sjellje të mirë kudo që të jenë e të respektojnë gjithë njerëzimin pa dallim.

Nxënësit patën rast të parashtrojnë pyetje në fund të këtij sesioni shkollor. Imami Rexhepi duke falënderuar mësimdhënësit e nxënësit për vizitën e tyre shkollore, u rikujtoj se dyert e xhamisë janë gjithmonë të hapura dhe të gatshme për çdo lloj bashkëpunimi në funksion të edukimit dhe formësimit të kulturës së përgjithshme të nxënësve tanë. Për nxënësit dhe mësimdhënësit u ndanë dhe disa dhurata modeste. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…