Njoftim për fillimin e muajit Ramazan Agjërimi i muajit Ramazan fillon më 23 mars 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan fillon ditën e enjte, më 23 mars 2023. Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin. Me fat muaji i bekuar Ramazan! Agjërim të lehtë dhe të pranuar!