Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit organizon tubimin e zekatit dhe sadakatul-fitrit.
Tubimi i tyre bëhet në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në secilën xhami të Kosovës dhe në adresën bankare:
Banka: NLB-Prishtina
Account no. & IBAN: XK05 1700200100103672
SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR

Adresa: St. Ukshin Hoti 124,
10000 Prishtinë, Republic of Kosovo
Ose përmes PayPal:
PayPal.me/BIKFITRA
Çmimi i sadakatul-fitrit për këtë vit është 3, 5 dhe 10 euro.
Po ashtu, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në mësimet e shkollës juridike hanefite dhe në praktikën e aplikuar në vendin tonë, ka marrë vendim që, sasia e nisabit për obligueshmërinë e dhënies së zekatit, të llogaritet në bazë të çmimit aktual të arit në bursën ndërkombëtare dhe në bazë të çmimit të tij në vendin tonë. Prandaj, sasia e nisabit për territorin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 është 5300 euro.
Gjithashtu, i njoftojmë të gjithë të interesuarit se fidja (fidjetu taamul miskin) për sivjet është jo më pak se 3 euro.
Më shumë rreth përllogaritjes së Zekatit

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…