Një delegacion i lartë nga Arabia Saudite po viziton Kosovën

Prishtinë, 27 tetor 2021


Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, një delegacion i lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga shkëlqesia e tij, dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz al Shejkh, ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Në pritje të delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” doli Myftiu Tërnava me stafin e tij, duke iu dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë.

Myftiu Tërnava me këtë rast shprehu falënderim për udhëheqësin dhe për popullin e Arabisë Saudite në krye me shërbyesin e Dy Xhamive të Shenjta, mbretin Selman bin Abdulaziz, për çdo derë mirësie që Mbretëria e Arabisë Saudite ka hapur për myslimanët kudo ndodhen si dhe për njerëzimin mbarë. Myftiu Tërnava falënderoi Arabinë Saudite për ndihmën që i kanë ofruar popullit të Kosovës që nga para lufta dhe pas luftës për ngritjen e infrastrukturës së BIK-ut për realizimin e projekteve të ndryshme.


Në emër të delegacionit, shkëlqesia e Tij, dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz al Shejkh, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të Arabisë Saudite për vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme. Nesër delegacioni qëndrojnë në Kryesinë e BIK-ut, pastaj do të vizitojnë Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë.


Qëllimi dhe axhenda e kësaj vizite është bashkëpunimi ndërmjet dy popujve tanë, përputhja e vizionit të të dyja palëve rreth rëndësisë së traditës profetike si mënyra më e mirë për të përhapur paqen dhe tolerancën ndërmjet popujve.
Ministri do të zhvillojë një vizitë zyrtare 3 ditore në Kosovë ku pjesë e takimeve do të jenë edhe takimet me krerët më të lartë shtetëror të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti dhe delegacioni nga Turqia vizituan disa xhami të restauruara nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë

Prishtinë, 7 dhejtor 2021 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së b…