Niset për Haxh grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova Prishinë, 09.08.2018 Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur për Haxh grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova. Fluturimi i tyre është bërë në orën 10:45. Kujtojmë se mbrëmë është nisur grupi i parë i besimtarëve të cilët sot kanë arritur herët në mëngjes në Mekë. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se të gjitha punët e Haxhit janë duke shkuar sipas planit të paraparë.