Kurbani 2018 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, sikundër edhe viteve të mëparshme, edhe këtë vit vazhdon traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve tanë me gjendje të rëndë materiale. Edhe këtë vit Kryesia ka vendos që çmimi për një kurban të jetë 120 euro ose kundërvlera e këtij çmimi. Luteni që porositë e të interesuarve të na i dërgoni në kohën optimale, kur dhe mundemi ta kryejmë në plotni amanetin tuaj. Pagesën e porositësve të kurbaneve, Ju mund ta përcillni në adresë të përfituesit: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës NLB-Prishtina Account No (IBAN): XK05 1700200100103672 Swift Code (BIC) – NLPRXKPR Adresa: Ukshin Hoti 124 10 000 PRISHTINË Ju mund të komunikoni me Kryesinë e BI-së rreth porosisë suaj për kurbane në këta nr. tel. +38138224002 dhe +38345977405 si dhe në e-mail adresën: [email protected] Lusim Allahun e Gjithëmëshirshëm që ibadetin e kurbanit tuaj t’ua pranoj e nga mirësitë e Tij t’ju shpërblejë! Kurbanat 2018