Me rekomandim të Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, më 6 shtator, në të gjitha xhamitë e Kosovës është mbajtur hytbe me temën kushtuar fenomenit të dhunës në familje.
Kjo hytbe ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme gjegjësisht Njesititit kundër dhunës në familje, ditë më parë komandanti i operativës nënkolonel Arbresh Ajvazi u prit nga Myftiu Tërnava në selinë e BIRK- ut. Në mes të tjerash në këtë hytbe thuhet se ndër problemet e shumta me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri është dhe dhuna në familje. Dëshmitë në terren flasin për përmasat shqetësuese të saj. Dhuna tashmë ka eskaluar duke prekur familjen në tërësi. Pra, nuk është vetëm gruaja objekt i dhunës, por edhe burri, edhe prindërit, edhe fëmijët. Është gjendje alarmante, e cila duhet të vërë në lëvizje tërë shoqërinë me të gjitha institucionet dhe mekanizmat. Referuar studimeve të ndryshme, si shkaqe që çojnë në këtë, përveç të tjerash, janë edhe: dobësimi i elementit fetar, edukimi i keq, dhënia pas konsumimit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, gjëra këto që na kanë shtyrë të mobilizohemi edhe ne, si institucion, dhe ja, kjo hytbe që sot po mbahet me urdhër të Kryesisë së BIRK-ut, është hap konkret për luftimin e kësaj dukurie negative. Dhuna nënkupton çdo fjalë, veprim, lëvizje a aludim me efekt shqetësimi fizik a shpirtëror. Nga ky këndvështrim, dhuna paraqet shkelje të të drejtave, të dinjitetit, të krenarisë, gjë që dënohet fetarisht. Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëmadh na urdhëron për përmbajtje nga padrejtësia, pavarësisht se për çfarë apo për kë bëhet fjalë:“…mos tejkaloni kufirin! – Se, Allahu, nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” [Bekare: 190]Allahu e ka ndaluar dhunën edhe për një arsye shumë madhore. Ai, si Krijues, është i drejtë, andaj drejtësinë dhe sjelljen me përgjegjësi e kërkon prej të gjithë neve. Në hadith kudsij qëndron:“O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes Sime padrejtësinë dhe të tillë e kam caktuar në mesin tuaj, andaj mos i bëni njëri-tjetrit padrejtësi!” Muslimi. Bile, si imazh identifikues të myslimanit, e ka bërë pikërisht përmbajtjen nga dhuna. Në hadith autentik qëndron: “Mysliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit të tjerët janë të sigurt.” Buhariu.Pra, dhuna nuk përkon me besimtarin dhe karakterin e tij. Feja mund të luajë rol të rëndësishëm në evitimin e kësaj dhe të dukurive të tjera negative në shoqëri. Na mbetet neve, edhe si individë, që këto mësime t’i përcjellim, veçmas në ato ambiente ku mendojmë se ka dhunë, në mënyrë që të kontribuojmë konkretisht. Mos të harrojmë, “Ai që udhëzon për në të mirën, ka shpërblimin sikur ta ketë bërë atë!”(

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…