Prishtinë,7 prill 2017
Në kuadër të përpjekjeve dhe përkushtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Islame në Kosovë për vizitë pune po qendron një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfeve të Turqisë të kryesuar nga shefi i sektorit të Monumenteve z.Suat Faruk Giray me bashkëpunetorë të cilët fillimisht u pritën nga këshilltari Vedat ef. Sahiti ku biseduan për projektet e restaurimeve në proces e sipër dhe atyre që janë në procedurë të marrjes së lejeve përkatëse dhe më pas vazhduan për në qytetin e Gjakovës për të vëzhguar punimet e restaurimeve si në Medresenë e Vogël e Bibliotekën e Hadum Agës , dhe për të monitoruar fillimin e punimeve të restaurimit edhe në tri xhami të rëndësishme të trashëgimisë sonë islame sikur Xhamia e Sefës , xhamia e Kusarve dhe xhamia e Mulla Jusufit . Bashkëpunimi i Bashkësisë Islame të Kosovës me Drejtorinë e Vakfeve të Turqisë ka shenuar rritje në disa fusha të rëndësishme si në fushën e restaurimeve të monumenteve të trashëgimisë si dhe ndihmave sociale.[layerslider id=”23″]