Prishtinë, më 27 nëntor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, bashkë me kryetarin e Dijanetit të Turqisë, dr. Ali ef. Erbash dhe me krerët e bashkësive islame të Ballkanit, kanë vizituar sot Myftininë e qytetit Shumen të Bullgarisë.
Ata u njohën për së afërmi me historikun, punën dhe angazhimin e kësaj Myftinie.
Më pas, ata vazhduan vizitën në xhaminë “Sherif Halil Pasha” dhe në medresenë e mesme “Nuvvab” të Shumenit, ku edhe morën pjesë në programin kulturor me rastin e shënimit të 100-vjetorit të themelimit të kësaj Medreseje.