Prishtinë, 21 shtator 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef Tërnava i shoqëruar nga Sekretari i përgjithahëm i BIRK-ut, Ahmet ef. Sadriu vizituan Medresenë e Mesme Alauddin me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Në pritje të tyre ishte drejtori i Medresesë Fadil ef.Hasani me stafin e tij.
Myftiu Tërnava e uroi Drejtorin Hasani dhe gjithë stafin e shkollës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me ç’rast dhe vizituan nxënësit dhe profesorët në procesin mësimor.
Ai i përshëndeti dhe i uroi për një vit shkollor me shumë të arritura, përkundër sfidave dhe kufizimeve në kohën e pandemisë covid-19. Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu gatishmërinë për përkrahje të parezervë për Medresenë Alauddin, si një ndër institutionet më të rëndësishme të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nga ana e tij drejtori i Medresesë Fadil ef.Hasani falenderoi myftiun Tërnava për vizitën dhe ndihmën dhe kujdesin e vazhdueshëm që ka për institucionin e Medresesë.