Prishtinë, 21 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të Kryesisë, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli z. Naim Aliu.
Kryetari Aliu e njohu Myftiun Tërnava me punën dhe të arriturat e KBI-së, së Gjilanit. Ai gjithashtu falënderoi Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për këtë Këshill.
Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të mëtutjeshme për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara.