Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Fondacionit “Maarif” në Kosovë, z. Mesut Ozbaysar

Prishtinë, 22 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e Fondacionit “Maarif” në Kosovë z. Mesut Ozbaysar. Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, e njohu atë me aktivitetet që po zhvillon BIRK-u, në jetën fetare, si dhe theksoi marrëdhëniet e mira që ka BIRK-u me Fondacionin “Maarif”.

Nga ana e tij drejtori i Fondacionit “Maarif” në Kosovë z. Mesut Ozbaysar, theksoi se deri më tani kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me BIRK-un, si dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje në të ardhmen. Ai po ashtu uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…