Prishtinë, 13 nëntor 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë. Në pritje të tij ishte kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë. Me këtë rast kryetari Myrta njoftoi Myftiun Tërnava me rrjedhat dhe punën e jetës fetare KBI të Gjakovës duke u ndalur në masat që janë duke aplikuar në parandalimin e shtrirjes së virusit COVID-19 dhe koordinimin e mirë që kanë me organet komunale që bashkërisht të kontribuojnë në këtë drejtim. Ai gjithashtu falënderoi Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme të Kryesisë së BIRK-ut.
Kurse nga ana e tij Myftiu Tërnava shprehu falënderime për KBI e Gjakovës dhe imamët në terren për punën dhe angazhimin që tregojnë që të jenë në shërbim të plotë të xhematit që amanetin e marr nga Zoti ta qojmë në vend. Ai më tutje premtoi përkrahje të vazhdueshme për Këshillin në realizimin e projekteve të synuara.