Prishtinë, 17 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, gjatë vizitës së sotme në Gjilan, ka vizituar edhe disa biznese që veprojnë në komunë.

Ai fillimisht vizitoi kompaninë AE Holding L.L.C. – TELKOS, në të cilën u mirëprit nga drejtori i kësaj kompanie, Vedat Morina dhe më pas qëndroi në kompninë Konsoni, në të cilën u mirëprit nga menaxheri i kësaj kompanie Agim Sahiti.

Myftiu Tërnava falënderoi pronarët e këtyre kompanive për angazhimin e tyre dhe për gatishmërinë e treguar që të bashkëpunojnë me institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai luti Zotin që t’ua shtojë bereqetin dhe të mirat e Tij dhe që ndërmjet tyre të mbretërojë uniteti, respekti dhe sinqeriteti.

Të dy nikoqirët, si z. Morina ashtu edhe z. Sahiti, falënderuan Myftiun Tërnava për vizitën dhe për angazhimin e tij dhe të institucionit të BIK-ut për të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë. Ata edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë edhe më tutje me institucionin e BIK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…