Hytbeja e xhumasë iu kushtua rëndësisë së konsumit të prodhimeve vendore Prishtinë, më 18 mars 2022 Të premten, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Kosovës, në pjesën e dytë të hytbes u bë thirrje që t’i kushtohet rëndësi ngritjes së nivelit të vetëdijes së qytetarëve për cilësinë, blerjen dhe konsumimin e prodhimeve vendore. Nëpërmes kësaj hytbe, qytetarët u njoftuan se kemi produkte të bollshme në shumë sektorë, si në atë të ujit, qumështit, lëngjeve, përpunimit të perimeve, si dhe ushqimeve të llojllojshme. Po ashtu pjesë e kësaj hytbe ishte edhe vetëdijesimi i qytetarëve që të mos blejnë produkte serbe.