Prishtinë, 06 dhjetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, sot vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Myftiu u mirëprit nga i ngarkuari me punë në këtë ambasadë z. Amir Ahmeti, i cili pasi i dëshiroi mirëseardhje Myftiut Tërnava, e njohu atë përkitazi me aktivitetet e ambasadës në shtetin e EBA-së. Ai falënderoi përzemërsisht Myftiun Tërnava për këtë vizitë duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në Abu Dabi, si dhe falënderoi atë dhe institucionin e BIRK-ut për ndihmën që po jep në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës në Kosovë.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, fillimisht e uroi për hapjen e ambasadës e më pas e falënderoi z. Ahmetin për pritjen dhe theksoi se BIRK-u vazhdimisht ka dhënë kontribut për të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova deri më tani dhe do të jap edhe më kontribut dhe se marrëdhëniet e Kosovës me botën arabe do të intensifikohen në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Kosovës. Myftiu Tërnava çmoi përkrahjen që kanë dhënë këto vende në veçanti EBA për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…