Prishtinë, 06 dhjetor 2018

Doli nga shtypi numri jubilar, i pesëdhjeti, i “Takvimit” në gjuhën shqipe, me të cilin mbyllet gjysmë shekulli i daljes së tij. Që nga dalja e tij për herë të parë, në vitin 1970, “Takvimi” ka luajtur rol krucial në ngritjen e kulturës së besimtarëve islam në Kosovë dhe më gjerë. Në fillim doli me qëllimin e vetëm, llogaritjen e kohëve të namazit dhe festave fetare, ndërsa me kalimin e viteve është plotësuar me shkrime e vështrime të ndryshme nga fusha islame dhe të tjera, me qëllimin që besimtarët islame të kenë një revistë islame në gjuhën shqipe.

Kryeredaktori i “Takvimit” njëherësh sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, shprehet se edhe në këtë numër jubilar është respektuar tradita dhe në faqet e tij kanë zënë vend shkrimet nga tefsiri, jurisprudenca islame, akaidi, hadithi, etika islame, trashëgimia jonë e pasur, historia e arsimit, shkrime përkujtimore të personaliteteve të ndryshme etj.

Ai thotë se pesëdhjetë numra të “Takvimit” janë të mjaftueshëm për të bërë një rekapitullim të gjithë asaj që është shkruar e botuar aty, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se me “Takvimin” vihen themelet e periodikut dhe publicistikës islame në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila më vonë do të zhvillohet, do të rrihet e do të kultivohet në vitet në vazhdim.

Të gjithë të interesuarit, “Takvimin” mund ta gjejnë në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame nëpër komuna.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…