Prishtinë, 25 shtator 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka uruar Komunitetin Musliman Shqiptar të Zvicrës, gjegjësisht kryetarin e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës, Mehas ef. Alija dhe kryetarin e Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, Fehim ef. Abazi, për formimin e një subjekti të vetëm, të emëruar Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër.

Në urimin e Myftiut Tërnava shprehet mbështetja e pa rezervë dhënë për kryetarin Alija, si dhe për bashkimin e subjekteve fetare islame, duke uruar që ky unitet të marrë rrugë të mbarë dhe të suksesshme në organizimin e jetës fetare islame në Zvicër.

“I nderuari kryetar i KMSh-së në Zvicër, z. Mehas ef. Alija, shfrytëzoi nga rasti dhe kam nder të veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe në emrin tim personal t’ju uroj zgjedhjen tuaj për kryetar të KMSHZ si dhe të tjerët që u zgjodhën në kryesinë e kësaj Bashkësie, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që t’ju ndihmojë në punën dhe angazhimet Tuaja të mëdha që keni para vetës,” thuhet në urimin e Myftiut Tërnava.

Institucioni i Bashkësisë Islame, në veçanti Drejtoria e Diasporës shpreh interesimin që të bashkëpunojnë ngushtë me KMSHZ-në dhe me bashkësitë e tjera fetare islame në Diasporë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…