Dubai, 13 dhjetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe delegaconi që po e shoqëron, zhvilluan një takim me Dr. Mirza As Saeg, anëtar i Këshillit Drejtues të Fondacionit Al Maktoum, si dhe shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA).

Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për mikpritjen dhe falënderoi qeverinë e EBA-së për përkrahjen ofruar Kosovës. Myftiu e nohu nikoqirin me ecurinë e projekteve te realizuara në Kosovë në bashkëpunim me BIRK-un duke veçuar me falënderim ministrin e Financave të EBA-së, sheikun Hamdan bin Rashed Al Mektum, për përkrahjen e ofruar BIRK-ut në realizimin e projekteve të ndryshme.
 Myftiu ftoi z. Mirza për një vizitë në të ardhmen e afërt Kosovës.
Nga ana e tij, nikoqiri falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të EBA-së dhe vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme.

Myftiu Naim ef. Tërnava në këtë takim ishte i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Ahmet ef. Rama dhe shefi i kabinetit Besim ef. Mehmeti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…