Prishtinë, më 24 tetor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, u prit në takim nga z. Serkan Kayalar, kryetar i Organizatës Qeveritare Turke për Zhvillim, TIKA.
Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Sarkan Kayalar për mikpritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e TIKA-s për restaurimin e trashëgimisë kulturore islame dhe projekteve të tjera zhvillimore nga fusha të ndryshme në dobi të qytetarëve.
Kryetari Serkan Kayalar falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe bashkëpunimin e Bashkësisë Islame të Kosovës me zyrën e TIKA-s në Kosovë në realizimin e projekteve me rëndësi, si në sferën e trashëgimisë, ashtu edhe në atë kulturore dhe të arsimit.