Prishtinë, 19 nëntor 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga Selatin Novosella kryetar i Shoqatës të burgosurve politikë.
Me këtë rast z. Novosella i shprehu mirëseardhje Myftiut Tërnava dhe çmoi lartë kontributin e Myftiut Tërnava dhe të BIK-ut përgjatë proceseve kyç historike të vendit.
Ai po ashtu vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje në të mirë të qytetarëve tanë.
Nga ana e tij Myftiu Tërnava falenderiunkryetarin Novosella për pritjen duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që kanë me të. Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim si dhe kontributin e vazhdueshëm e BIK-ut në kultivimin harmonisë dhe tolerancës ndërfetare në vendin tonë.
Ai më pas theksoi se BIK dhe institucionet e saja kanë dhënë një kontribut të veçantë përgjatë proceseve historike që ka kaluar Kosova. “Nxënësit e Medresesë i gjejmë të rreshtuar drejt dhe mirë përgjatë viteve, sikurse janë demostrat e viteve 68-69, pra ishin pjesë përbërëse e proceseve për çlirim nga okupatori serb. Kjo neve na gëzon dhe na bën më të fuqishëm. Medreseja dha po ashtu një kontribut tepër të madh përgjatë viteve 1989-99, dëshmitarë për këtë janë shumë aktivistë të çështjes kombëtare, të arsimit shqip, ata të aktiviteteve politike, kulturore. Ky amfiteatër ka qenë parlament, kuvendet e partive politike kanë mbajtur kuvendet e tyre dhe të gjithë e gjetën veten këtu që nga fëmijët e deri tek akademikët”- tha Myftiu Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…