Prishtinë, 7 korrik 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri.

Me këtë rast kryetari Haziri e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta për qytetarët, e sidomos në parandalimin e pandemisë Covid-19. Kjo pasi që Kryesia e BIK-ut me KBI-në e Gjilanit në vijimësi kanë mbështetur komunitetin me projekte humanitare si dhe në infrastrukturë që lidhet me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, gjegjësisht besimtarëve.

“Specifikisht në fokus ishte çështja e Medresesë “Alaudin”, paralelja fizike në Gjilan, ku biseduam rreth bashkëpunimit dhe integrimit të saj në përputhje me kërkesat e MAShT-it, që të definohet statusi i saj. Komuna është e gatshme që t’i përmbush këto kërkesa dhe natyrisht që Kuvendi Komunal ka vendosur të ndaj një parcelë për nevojat e KBI të Gjilanit dhe jemi në fazën finale të realizimit të saj. Po ashtu ju falënderoj për bashkëpunim dhe për pakot me ushqim të ndara për familjet me nevoja sociale”- tha kryetari Haziri.

Kurse nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Haziri për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur.

“Dëshiroj të ritheksoj se BIK-u dhe Këshilli i BI-së në Gjilan i ka pasur dyert e hapura gjithnjë për çdo kërkesë të besimtarëve që gravitojnë në këtë komunë. Gjilani është një shembull i mirë dhe model i bashkëpunimit dhe ky shembull mund të ndiqet nga të tjerët. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje dhe ne jemi gati që të bashkëpunojmë me Komunën në çdo fushë në të mirë të qytetarëve tanë dhe t’i zgjidhim problemet që kanë të bëjnë me besimtarët tanë dhe me ne. Sot me vete kam edhe drejtorin e Medresesë, kryeimamin e Kosovës, e bashkëpunëtorët e tjerë që jemi gjithnjë në shërbim të nevojave të qytetarëve tanë”- tha Myftiu Tërnava.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…