Myftiu Tërnava takoi sekretarin e Vatikanit, kardinalin Parolin Prishtinë, 9 qershor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava takoi sot sekretarin e Shtetit të Vatikanit, eminencën e tij kardinal Pietro PAROLIN, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë. Myftiu Tërnava e falënderoi Kardinalin Parolin për vizitën dhe për mbështetjen e Vatikanit për vendin tonë. Po ashtu, Myftiu Tërnava gjatë bisedës me kardinalin, foli edhe për traditën e bashkëjetesës dhe të harmonisë ndërfetare si tipar identifikues i popullit tonë.