Prishtinë, 9 qershor 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava takoi sot sekretarin e Shtetit të Vatikanit, eminencën e tij kardinal Pietro PAROLIN, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë.
Myftiu Tërnava e falënderoi Kardinalin Parolin për vizitën dhe për mbështetjen e Vatikanit për vendin tonë.
Po ashtu, Myftiu Tërnava gjatë bisedës me kardinalin, foli edhe për traditën e bashkëjetesës dhe të harmonisë ndërfetare si tipar identifikues i popullit tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…