Prishtinë, 7 korrik 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhikun.
Myftiu Tërnava e uroi z. Abdixhikun për marrjen e detyrës në krye të LDK-së, duke vlerësuar kështu rolin e kësaj partie ndër vite.
Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke falënderuar Myftiun Tërnava për punën e tij dhe të institucionit të BIK-ut për promovimin e kulturës fetare dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet besimeve dhe feve të ndryshme. Ai theksoi se Kosova është një shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe ky mozaik është ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.