Prishtinë, më 28 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi.

Myftiu Tërnava e njohu nikoqirin me ecurinë e jetës fetare në vendin tonë, me theks të veçantë për Komunën e Obiliqit. Ai shprehu gatishmërinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që edhe më tej të vazhdohet bashkëpunimi i mirëfilltë që ka ekzistuar ndërmjet dy institucioneve, gjithnjë në të mirë të qytetarëve tanë.

Kryetari Gashi e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe e falënderoi atë për gatishmërinë e treguar që të kenë një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve të ndryshme. Në shenjë respekti, kryetari Gashi ndau mirënjohje për Myftiun Tërnava si dhe për kryetarin e Këshillit të BI-së së Obiliqit, Behar ef. Mjekiqin.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…